Spaletti i mbyll derën Realit: Icardi qëndron tek Interi

Spaletti i mbyll derën Realit: Icardi qëndron tek Interi

Ëndërra për të firmosur me Mauro Icardin sa vjen e zbehet për Realin e Madridit. Goditjen e fundit, por jo atë të "knock-out" ia ka dhënë trajneri i Interit, Luciano Spalletti që në një intervistë për "Rai" ka theksuar se Icardi do të refuzojë çdo lloj oferte dhe do të nënshkruajë një kontratë të re.

"Ata janë profesionistë të jashtëzakonshëm, pikë referimi për ekipin tonë, të cilët kanë përcaktuar rritjen e karakterit të ekipit tonë. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve ka sjellë një stimul të ri. Ka pasur kohë kur miqësia jonë na ka sjellë së bashku, dhe unë kam një grup të rëndësishëm pikërisht për këtë arsye.

"Unë kam biseduar me Ivanin: ai është i lodhur. Tani ai po pushon dhe pastaj do të vijë me ne. Ai nuk më dha asnjë shenjë që donte të largohej, e njëjta gjë me Mauron. Është e qartë se ai do të duhet të rishikojë kontratën e tij, por shenjat janë të gjitha pozitive. Ata duhet të qëndrojnë këtu. "-përfundoi Icardi.

Kujtojmë që Reali i Madridit është prej kohësh në gjurmët e "bomberit" argjentinas por duket se pista që i dërgon drejt tij vazhdon gjithnjë e më shumë të bie.

EMISIONET