Spal është në vendin e parafundit në Serie A dhe rrezikon rënien nga kategoria. Por portieri Etrit Berisha shprehet optimist për të ardhmen e klubit dhe beson tek mbijetesa.

Berisha: Besoj që po. Skuadra ka shumë lojtarë kualiteti. Jemi një ekip i mirë por kemi pasur dhe shumë probleme me lëndime. Kjo na ka penalizuar duke na dërguar në zonën për të rënë nga kategoria. Fitorja e fundit na ka dhënë shpresë dhe një ndjenjë që të mbesim ende në ligë. Të gjitha janë ndeshje të rëndësishme. Ne nuk kemi nevojë të kalkulojmë asgjë, duhet të fitojmë të gjtha ndeshjet. Do të ketë ndeshje shumë por mendoj se përgatitja fizike do të bëjë diferencën. 

/Ora News.tv/