Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendos të mos pranojë kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes të gjyqtarëve që ndryshuan vendimin për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në Durrës.

Gjyqtarja, Miljana Muça, i kërkoi SPAK të rihetojë tre gjyqtarët Apelit që i pranuan gjykimin e shkurtuar Dritan Dajtit.

Gjyqtarët janë Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kërkoi pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve te dyshuar për korrupsion.

Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur Apeli i Krimeve të Rënda me këtë trupë gjykuese pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite burg.

/Ora News.tv/