Sot pronari i "Ora News" Ylli Ndroqi ka dërguar në SPAK kryetarin e Bashkisë se Tiranës Erion Veliaj, për kërcënim të fjalës së lirë, prishje të imazhit dhe fshehje të krimit.

Erion Veliaj në një intervistë me Sokol Ballën thotë: I njoh të gjithë ata njerëz e pronarë mediash që më kanë joshur me mitmarrje, me kanë shantazhuar dhe kërcënuar.

Logjika të çon në atë, që fakti, që Erion Veliaj, nuk ka deoncuar këto, joshje mittmarrje, shantazhe dhe kërcënime në prokurori, është; ose ka bashkëpunuar me këto grupe ose shpif dhe sajon për të larguar vëmndjen nga korrusioni i gjallë dhe bashkëpunimi me grupe kriminale të Bashkisë dhe Rilindjes.

Shënjestra e kërcënimeve dhe shantazheve të Erion Veliaj, gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë "ORA NEWS" dhe pronari sajë për të vetmin fakt se ka ruajtur pavarsinë dhe ka vepruar si pushtet i katërt duke zbuluar rast pas rasti skandalet e korrupsionit dhe vjedhjeve dhe lidhjeve me trafiqet të Bashkisë së Tiranës dhe jo vetëm Velisë por gjithë Bashkisë së Tiranës. Në qoftë se SPAK ka ardhur për të vendosur drejtësi, ja ku e ka rastin ta filloi me një hetim të gjithë punonjësve të Bshkisë së Tiranës për abuzime me pushtetin duke filluar me kërcënimin e medias dhe fjalës së lirë për të vazhduar me korrupsioni dhe abuzimet e kësaj bashkie që është dukshëm në të gjithë ndërtimet dhe shaktërrimet e Tiranës.

Pronari "ORA NEWS" e bëri detyrën e tij si njeri i medias dhe qytetar. Tani i takon SPAK të përveshi mënget.

/Ora News.tv/