Spaho: Paketat e qeverisë për qytetarët dhe bizneset janë të pamjaftueshme

Spaho: Paketat e qeverisë për qytetarët dhe bizneset janë

Për nënkryetarin e PD-së Edmond Spahon,më pak se gjysma e qyetarëve dhe biznesve kanë marrë ndihmë nga qeveria për përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia.

I ftuar në hapësirën e intervistës në Ora News ai tha dhe se paketat e qeverisë janë të pamjaftueshme.

Edmond Spaho: ''Paketa e parë e ndihmës e reklamuar nga qeveria është zbatuar në një nivel mjaft të ulët. Më pak se gjysma kanë marrë ndihma nga qeveria, si qytetarët ashtu edhe bizneset. Për më keq edhe paketa e dytë nuk ka filluar të zbatohet. Ajo është në formën e hartimit të kërkesave, plotësimit të kërkesave të bizneseve dhe qytetarëve, dhe pjesa më e madhe e tyre është në pritje. Sigurisht që duhet thënë se masa e ndihmës e vënë në dispozicion nga qeveria është e pamjaftueshme. Po ta krahasojmë me Kosovën dhe Maqedoninë ajo është 1/3 e ndihmës që kanë afruar këto vende.''

Sipas Spahos, numri i qytetarëve dhe bizneseve që kanë nevojë për ndihmë, është më i madh se ajo që reklamon qeveria.

Edmond Spaho: ''Së dyti, numri i atyre të cilët janë në nevojë në Shqipëri, qoftë atyre që janë me ndihmë ekonomike, atyre që kanë dalë nga skema, bizneset e vogla, bizneset e mesme dhe të larta, të cilat kanë mbyllur çdo gjë është shumë më e madhe nga që reklamon qeveria.

Duhet thënë që procedimi më ndihmën si ndaj qytetarëve dhe bizneseve është shumë i ngadaltë. Ndërsa u premtua se paketa e parë do përfundotnte në mesin e prillit, ajo sot është në nivele të ulëta të zabtimit. Për paketën e dytë u tha që brenda muajit prill do fillonte shpërndarja por nuk ka filluar. Ditë kalojnë dhe qytetarët kanë nevojë për mbështetje.''

EMISIONET