Spahiu: Tre faktorët politikë në konsensus për t'i dhënë Greqisë delitimimin e detit

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu në një lidhje me Skype për "360 Gradë" në Ora News, thotë se nëse në Greqi, e gjithë klasa politike është në unison për interesat e vendit të tyre, në Shqipëri ndodh e kundërta.  

Spahiu: Në Greqi gjithë faktori politik është në konsensus për politikën kombëtare dhe janë të qartë si pozitë si opozitë për të mbrojtur interesat e tyre. Në Shqipëri ndodh e kundërta. Të tre faktorët politik janë në konsensus për t'i dhënë Greqisë delitimimin e kufirit detar. Të tre faktorët politikë nga 2009 deri më sot kanë ndjekur një strategji me dy fytyra duke filtruar andergraund me politikën greke.

Të tre partitë do ta votojnë me 140 vota në Parlament.

Konflikti midis Shqipërisë dhe Greqisë është një konflikt i izoluar midis dy shteteve. Faktori ndërkombëtar ka qenë më shumë pro Shqipërisë se sa Greqisë në këtë çështje. Arsyet kanë qenë jo se Shqipëria ka pasur një diplomaci më të fortë, por sepse marrëveshja e vitit 2009 ishte e padrejtë. Athina është e bindur se nuk mund të marrë më shumë se 2009-ta.


EMISIONET