Spahiu në '360Gradë': Marrëveshja për detin me Greqinë u rrëzua nga amerikanët

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu në një lidhje me Skype për "360 Gradë" në Ora News, thotë se në vitin 2009, Gjykata Kushtetuese është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për të rrëzuar marrëveshjen për detin me Greqinë.

Spahiu: Vij në këtë emision me tre fakte. E para, të jeni të sigurt që Greqia nuk interesohet për ujin apo peshkun sepse ka vijën bregdetare më të gjatë në Ballkan. Interesat e Greqisë kalojnë përtej kufijve të shtetit grek. Për këtë do të sjell një fakt kur kam qenë nënkryetar i KLD-së. Vendimin e 2009-s për delitimimin e kufirit  detar me Greqinë nuk do ta ndalte Gjykata Kushtetuese nëse nuk do të kishte një suport të fortë të SHBA-ve. Shtetet e Bashkuara u kanë dhënë një mbrojtje të fortë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe menjëherë pas kësaj i kanë marrë gjyqtarët i kanë çuar 1 muaj në SHBA. Interesat janë më të mëdha se sa të Shqipërisë dhe Greqisë.

Në dy takime me ambasadorin Arvizu kur na është sjellë ftesa nga sekretarja Clinton mua dhe nënkryetarit të AK-së, Myslim Pashai na ka thënë se ju jeni heronjtë e kombit shqiptar.

Së dyti, Shqipëria ndryshe nga Athina, Beogradi apo Shkupi, ka një sistem të sinkronizuar opozitë-pozitë për interesat e tyre kombëtare.




EMISIONET