Në një intervistë për Ora News, nënkryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Klodiana Spahiu tha se Shqipëri nuk ka pasur viktima nga Covid019 në radhët e personelit mjekësor.

Klodiana Spahiu: Për fat të madh nuk kemi pasur asnjë humbje jetësh në personelin mjekësor. Kjo nisur edhe nga vendet rreth nesh ku ka pasur humbje shumë në personale mjekësor. Kjo është një arritje dhe është një mënyrë shumë e mirë e menaxhimit të kësaj pandemie.

Duhet pasur kujdes, sidomos në pjesën më të madhe të qytetarëve të gjelbërta, ku ka nisur lëvizja. Virusi nuk është zhdukur. Duhet ruajtur personeli mjekësor sepse sot është kujtuar më shumë për infermierët mjekët të cilët kanë sakrifikuar gjithçka për të na mbrojtur ne.

/Ora News.tv/