Adriatik Llalla para KPA, shkruan në turqisht: S'mund të vij

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rinisi këtë të enjte shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit Publik i cili  e cilësoi të padrejtë vendimin e marrë nga KPK për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. 

Komisionieri Florian Ballhysa pretendoi në seancë se ish kryeprokurori nuk kishte ndjekur rrugën e duhur ligjore për tu tërhequr nga sistemi.

Sipas tij Llalla mban ende statusin e magjistratit dhe të prokurorit pasi nuk i ka paraqitur kerkesë për dorëheqje KLD-së ose dhe Prokurorisë së Përgjithshme dhe si i tillë vettingu për të duhet të vijojë. Por në kundërshtim me këtë pretendim ka dalë avokati  ish kryeprokurorit Sokol Hazizaj.

 Ai tha se Llalla ka ndjekur rrugën e duhur ligjiore dhe ka njoftuar për dorëhqje Presidentin e Republikës  me anë të një shkrese që ishte nisur në rrugë postare.

Gjithashtu avokati Hazizaj tha se dorëheqja është një e drejtë njerëzore dhe kushtetuese ndërsa ish kryeprokurori e ka ndërmarrë  këtë veprim në kohën kur nuk ishte më në sistem dhe në krye të organit të akuzës ishte emëruar Prokurorja e Përkohshme.

 Ai kërkoi në përfundim që të mbetej në fuqi vendimi i KPK-së për ndërprerjen e mandatit për ish kreun e akuzës.

Seanca e radhës ku palët  do të paraqesin konkluzionet u la për në 6 qershor ndërsa më pas kolegji do të shprehet me vendim nëse do të pranojë apo jo kërkesën e komisionerit publik. Ish kreu i akuzës nuk  ishte i pranishëm në seancë por ai kishte paraqitur një prokurë te lëshuar në 28 maj nga Turqia.

   



EMISIONET