Kuvendi nis me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Dritan Priftit

Kuvendi nis me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të

Ashtu siç ishte paralajmëruar mbrëmjen e djeshme, Kuvendi nisi seancën sot në orën 8:30, aty ku u ndërpre ditën e djeshme me fjalën e deputetit të LSI, Shezai Rrokaj.  

Deputetet mbajtën një minutë heshtje në nder të ish-deputetet Dritan Prifti i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.  Një ditë më parë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi pezulloi seancën. Shkak u bë deputeti i PD, Flamur Noka i cili nuk pranoi të largohej nga salla pas vendimit për përjashtim. 

Debati në seancën e ditës së djeshme mes mazhorancës dhe opozitës nisi për procedurë, pasi kryetari i Kuvendit nuk i dha fjalën Flamur Nokës. Ky i fundit kërkoi të flistë për procedurë për ti kërkuar kryeparlamentarit Ruçi ti tërhiqte vëmendje kryeministrit Rama që sipas deputetëve të PD fyeu ish-kryeministrin Berisha.

 Mbrëmjen e djeshme u mblodh edhe Byroja e Kuvendit, e cila me 5 vota pro dhe 3 kundër vendosi të përjashtojë nga punimet e Kuvendit deputetin demokrat Flamur Noka. Për kërkesën tjetër të bërë nga deputetet e opozitës për përjashtimin e kryeministrit Rama, Ruçi tha se nuk e merr në konsideratë. Në rend të ditës është pr/vendimi për ngritjen e Komisionit të Reformës zgjedhore. 

EMISIONET