Për gati 2 orë mijëra qytetarë mbushën bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në një tubim paqësor të thirrur nga presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës. 

Mes brohorimave të mijëra mbështetësve Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin që kthen në Kuvend ligjin për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa paralajmëroi se nëse nuk ka reagim nga maxhoranca për dekretin që firmosi sot atëherë më 15 mars dekreton shpërndarjen e parlamentit në mes të Kuvendit.

"Se pas datës 15 mars kur të përfundojë reforma zgjedhore, që është një kusht, nëse ata nuk do ta marrin seriozisht,  popullin kuq e zi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do të firmos këtu por atje në mes të parlamentit në mes të krimit. Dhe do ti bëj thirrje gjithë popull shqiptar, unë i pari dhe gjithë popull kuq e zi."

Mijëra qytetarë mbushën bulevardin me flamuj e lule mimoza për të mbrojtur Kushtetutën, ndërsa krah Kreut të Shtetit në podium u renditën personalitete të njohura të vendit. 

"Të bashkuar për një qëllim në mbrojtje të Kushtetutës. Të kesh demokraci është zgjedhja jonë të mbrosh demokracinë është detyra jonë" tha diplomati Agim Nesho. 

Personalitete të tjera që mbajtën fjalën ishin dhe Ledio Bianku, Agim Nesho, Bujar Kapexhiu, Kristian Demaj, Edmond Budina.  

Kreu i Shtetit në shenjë solidariteti bëri shenjën e shqiponjës dhe u përul para popullit që iu përgjigj thirrjes së tij. Në proteste ishin dhe krerët e partive të opozitës.

Ora News përcolli live të gjitha zhvillimet, me live stream si dhe me raportimet e gazetarëve tanë në terren.

18: 58 U mbyll me qetësi manifestimi që presidenti Ilir Meta organizoi në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Pjesë nga fjalimi i Ilir Metës: Në Shqipëri ka shumë politikanë prindërit e të cilëve të parën kishin Jugosllavinë, pastaj kishin Bashkimin Sovjetik, pastaj kishin Kinës, sot thonë që kanë Amerikën por duan të na kthejnë përsëri në Korenë e Veriut. Janë pasardhësit e tyre që kur në fund të viteve '80 populli trim i Rumanisë ekzekutoi diktatorin dhe shushunjën e tij ata varnin poetët në Kukës për fjalën e lirë. Unë nuk e kam Amerikën të parën, unë të parën kam dhe do të kem përgjithmonë Shqipërinë. Por Amerikën e kam të dytën dhe jam gati të bëj çdo gjë për Amerikën që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët. Kanë ardhur me dhjetra dhe qindra shqiptarë nga Amerika. Këtë flamur e ngrita për të gjithë miqtë në Amerikë. 

Tani kaloj te betimi për të cilin duhet flamuri kuqezi. A kemi parlament apo nuk kemi? Para se të bëj betimin tim si President i Republikës, si kryetar i Shtetit, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura do ta puth këtë flamur. Nëse grushti i shtetit dhe organizata mafioze ndërkombëtare që ka vite që luan me sovranitetin e popullit tonë nuk e merr seriozisht këtë dekret unë ju jap fjalën në emër të këtij flamuri për të cilin kanë rënë mijëra dëshmorë se pas datës 15 mars kur të përfundojë reforma zgjedhore që është një kusht, nëse ata nuk do ta marrin seriozisht populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu por në mes të parlamentit, atje në mes të krimit dhe do ti bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar unë i pari, dhe gjithë populli kuqezi. Jemi populli që vuajti më shumë se kushdo komunizimin, jemi populli dhe vendi ku u varën klerikët, hoxhallarët. Jemi popull që jetën e japim, demokracinë jo, liri-demokraci. 

Shumë prej jush mund të kenë pasur ndonjëherë vërejtje për tonin tim. E di, por duhet të dini që në publik për hir të disa interesave shtetërore nuk kam treguar as 10% të krimeve që kanë ndodhur kundër sovranitetit tuaj dhe kundër reformës në drejtësi. Prandaj dua t'ju siguroj se kjo pranverë kuqezi nuk ndalet më deri në rivendosjen e plotë të sovranitetit tuaj të rendit kushtetues demokratik dhe llogaridhënës në Shqipëri. Tani kam një lutje për të gjithë ju, e gjithë bota demokratike, gjithë partnerët me integritet që kanë respekt për popullin tonë dhe nuk mund të ketë askush respekt për popullin tonë në rast se dhunon apo ndihmon këtë sekt të dhunojë Kushtetutën tonë. Se kjo Kushtetutë është miratuar nga populli shqiptar dhe në ndryshimet e fundit kushtetuese u votua me 140 vota. Kjo është Kushtetuta e popullit të Shqipërisë, Kushtetuta që bën Amerikën, bën Europën dhe do ta mbrojmë edhe me jetën tonë. 

Lutja e fundit, mos i jepni alibi puçistëve. Asnjë mimozë mos hidhni te institucionet, dhurojauni policëve tanë kudo që ti takoni. Nga sot në të vetmin institucion kuqezi që jemi këtu, nis marshimi i popullit kuqezi për të rivendosur sovrantetin e tij dhe për ti pasur shumë shpejt institucionet në këtë bulevard dhe gjithë Shqipërinë kuqezi. Zëri i popullit, zëri i Zotit. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Ne jemi popull shqiponjash dhe shqiponjat fluturojnë vetëm lart. Falenderimet më të përzemërta për bashkatdhetarët tanë që erdhën nga Amerika, Europa dhe gjithë bota. Shqipëria si gjithë Europa, liri, demokraci! Tani paqësisht drejtohuni drejt familjeve tuaja!"

Ora 18: 38 Presidenti Ilir Meta po mban fjalën


"Kur institucionet bien, ngrihet populli!  Ta dëgjojnë mirë puçistët vendas"

Ilir Meta: "Presidenti ulet në gjunjë vetëm para popullit dhe flamurit kuq e zi. Ta dëgjojnë mirë puëistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze që kërkon të shkatërrojë sovranitetin dhe Kushtetutën tuaj. Kur institucionet bien, ngrihet populli. Dhe populli nuk futet ne xhep si paratë e oligarkëve." 

Personalitete të njohura krah Metes: Të mbrojmë Kushtetutën

Personalitete te njohura treguan arsyen pse u renditen krah presidentit Ilir Meta në këtë kauzë. Pikërisht mbrojtja e Kushtetutës dhe e Gjykatës Kushtetuese. 

Edmond Budina: I vihem në krah presidentit për të mbrojtur kushtetutën

Fjalën në tubimin e thirrur nga presidenti Meta e ka marrë edhe regjisori Edmond Budina 

Ai është shprehur se ndodhet aty për ta shpëtuar vendin nga diktatura e re duke shprehur mbështetjen për presidentin.  

Edmond Budina: 30 vjet më parë ne kishim një ëndërr, ta bënim Shqipërinë si gjithë Evropa. Pas 30 vitesh kthehem këtu për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Për ta shpëtuar nga kjo diktaturë e re e cila mundohet ta përdhosë vendin. Ne kthehemi këtu për të luftuar korrupsioni dhe mafien. I vihem në krah presidentit për të mbrojtur kushtetutën. Nuk kam ardhur këtu si mik i Metës, as si përfaqësues i partive, por për të mbrojtur demokracinë dhe lirinë e vendit tonë. Nuk duhet të lejojmë që vendi të zbrazet.  Lexo me shume: 

Ora 17: 50: Agim Nesho mban fjalen 

Agim Nesho: "Ne nuk kerkojme gje tjeter vetem mbrojtjen e Kushtetutes dhe respektimin e shtetit ligjor. Pse keni frike zoterinj pushtetare nga zgjedhje te reja per te kthyer legjitimitetin e institucioneve demokratike?"

Mban fjalen Ledio Bianko: Gëzohem që një thirrje për të mbrojtur Kushtetutën dhe liritë gjen këtë lloj reagimi. Them se institucionet e pavarura nuk kanë vdekur. Sot kur ju shoh kuptoj se arsyet jeni ju që protestoni prë liri demokraci dhe për gjykata që ju japin të drejta.

Nëse unë them liria dhe drejtësia qoftë me ju, mbane mend kjo është në dorën tuaj.

Ora 17: 40 Aktori Neritan Liçaj hap tubimin e presidenti: Në mbrojte të atdheut tonë të dashur Shqipëri!

Ora 17: 20 Ish kryeministri Sali Berisha i bashkohet protestes: Miting shprese, që shënon fillimin e fundit të narkoshtetit

Ora 17: 12 Tedi Blushi: Sot do të firmoset një dekret, do të bëhet një votim dhe do të shpallet një betim


(Foto: LSA) 

Ora 16: 50 Policia blindon kryeministrine. Fotot e LSA tregojne forcimin e masave të sigurisë afër kryeministrisë. 

Ka nisur grumbullimi në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para presidencës. Qytetarët mbajnë në duar lule mimoza, të tjerë mbajnë flamuj kuq e zi.

Ndërkohë policia ka blinduar kryeministrinë.

"Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e “pranverës kuqezi”. Mirë se vini të gjithë!” deklaroi presidenti Ilir Meta në një videomesazh të publikuar dy orë para fillimit të manifestimit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me qëllim "çmontimin e grushtit të shtetit" siç e quan kreu i shtetit.

Presidenti Ilir Meta në daljet e tij të mëhershme ka deklaruar se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë për zhbërjen e asaj që e quan ‘grusht shteti”.



Shikoni fotogalerine

Ora 16: 12 - Ja kush do çele manifestimin

Mësohet se fjalën e parë në manifestim do e mbajë Ledio Bianko, personalitet i njohur i së drejtës ndërkombetare dhe ish anetar i Gjykates se Strasburgut. Mesohet se do kete disa foles, personalitete të shquara, në fund të tyre do mbajë fjalë Presidenti Meta.

Nga ana e saj presidenca mbetet e rezervuar për të dhënë detaje mbi manifestimin që do të zgjasë 2 orë dhe do të marrin pjesë dhe partite e opozites. Ajo që dihet është se presidenti do të mbajë fjalim. 

Ora 15: 49 Në mbështetje të policisë së kryeqytetit mbërrijnë dhe grupe nga policite e qarqeve, informon gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj. 

Policia ka forcuar masat. Në Bulevard, përpara Presidencës por dhe në sheshin “Nënë Tereza” është ndaluar lëvizja e makinave, ndërkohë presidenca vijon përgatitjet.

Janë vendosur ekrane të mëdhenj si dhe artopolantë. Po në shesh është vendosur dhe podium dhe një tryezë e Presidences.

Ora 15:00 - Meta: Pak momente na ndajnë nga nisja e pranverës kuqezi

Dy orë para nisjes së tubimit, Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video mesazh drejtuar qytetarëve. Meta, me një tufë mimozash në duar, shprehet se “Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës”. “Të dashur motra dhe vëllezër, Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës. Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e “pranverës kuqezi”. Mirë se vini të gjithë!”, shprehet Meta.

Ora 13:00 Pak orë para tubimit, Lulzim Basha takohet me ambasadoren Yuri Kim


Ora 12: 56 Kryeministrise i vihet "helmete" 

Tek kryeministria kane nisur të vendosen barrierat mbrojtëse ku do vendoset dhe kordoni i pare i policisë. Gjithashtu po vendosen fletë metalike tek dera kryesore e kryeministrisë. Ndryshe nga dje, sot kryeministri nuk tha asnjë fjalë lidhur me manifestimin e sotëm të Metës. Ndërkohë Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ironizoi tubimin e Metës: 'BesëLikja', klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi





Ora 12:30 Vihet podiumi dhe tavolina ku Meta do firmose dekretin

Po në shesh është vendosur dhe podium dhe një tryezë e Presidences.

Presidenti Ilir Meta në daljet e tij të mëhershme ka deklaruar se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë për zhbërjen e asaj që e quan ‘grusht shteti”.

(Ne foto: Podiumi i ngritur ne bulevard)


"Reflektim për një Besëlidhje të re"

Edhe sot kreu i shtetit, në një postin në Facebook thotë se duhet të reflektojmë për një Besëlidhje të re, përballë një rreziku të ri pushtimi.

"Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!  
Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort!

Mirësevjen BESËLIDHJA E RE me Pranverën Kuqezi!"

1000 efektive ne gadishmeri- Rreth 1000 efektivë të reparteve kryesore të policisë së shtetit do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit. Do të jenë në gadishmëri edhe reparti Shqiponja, RENEA dhe të gjithë sektorëve të tjerë të policisë së shtetit.

Tashmë ka nisur zbatimi direktivave. Policia Rrugore ka bllokuar lëvizjen e mjeteve para sheshit të Presidencës. Si dhe nuk lejohet parkimi I automjeteve tek Sheshi “Nënë Tereza”

Gjithashtu raportohet se ka pasur kontrolle të dokumentacioneve të autobusëve apo makinave që mbërrijnë në kryeqytet për të parandaluar ndonjë element kriminal.

Kush do jete krah Metes-  Edhe partitë politike opozitare, krerët e tyre, pritet të jenë në tubim, pavarësisht se ata pritet të mos flasin. Strukturat e PD-së janë angazhuar për tubimin e thirrur nga Presidenti. Në shesh do të jetë edhe kreu i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Berisha. Lulzim Basha ka thënë se do të jetë në shesh si qytetar për të mbrojtur demokracinë. Edhe kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi. Pritet të ketë pjesëmarrje jo vetëm nga Shqipëria.

Prej ditësh, kreu i shtetit ka publikuar videomesazhe nga bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët janë shprehur se do të marrin pjesë në tubimin e Kreut të Shtetit në mbrojtje të Kushtetutës.


Gazetarët në terren qe raportojne: Fjorela Beleshi, Everest Dedaj, Besar Bajraktaraj

Gazetaret ne redaksine online: Ermir Xama, Suela Gera, Julian Hoxhaj


 

/Ora News.tv/