"Kështu e hanë të gjithë!" Batuta e Saimir Tahirit, Apeli shtyn vendimin për në 26 qershor

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shtyn për në datën 26 qershor, dhënia e vendimit për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policise së Vlorës, Jaeld Çela.

"Kështu e hanë të gjithë!" - Në orën 09:40 Ish-ministri Tahiri u paraqit në Gjykatë rreth orës 09:40, i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

Në dukje i qetë dhe i buzëqeshur Tahiri iu përgjigj me batutë dhe një nga operatorëve: "Kështu e hanë të gjithë."

Përfaqësues të ambasadës po ndjekin gjyqin - Në sallën e gjyqit ishin edhe përfaqësues të ambasadës amerikane për tu njohur me vendimin e trupës gjykuese, me një gjyqtar të ri, Dhimitër Lara, për shkak të shkarkimit nga vetingu të gjyqtares Nure Dreni.  Dhimiter Lara deklaroi në seancë se ishte njohur me aktet. Më pas trupi gjykues u tërhoq dhe vendosi të shtyjë dhënien e vendimit më datë 26 qershir në orën 13:00.

Denimi i parë - Rreth 6 muaj më parë Jaeld Cela dhe ish-ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Për Saimir Tahirin dënimi i Shkallës së Parë u konvertua në 3.5 vite ne shërbim prove, ndërsa Jaeld Çela u dënua me 5 vite burg.




EMISIONET