Sot funerali i ish-presidentit Robert Mugabe, udhëheqësit afrikanë mblidhen në Zimbabve

Sot funerali i ish-presidentit Robert Mugabe, udhëheqësit

Udhëheqësit afrikanë janë mbledhur në kryeqytetin e Zimbabve, Harare ndërsa vendi po përgatitet për funeralin e ish presidentit Robert Mugabe të shtunën.

Dhejtra liderë aktualë dhe të mëparshëm, përfshirë presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa pritet të marrin pjesë në funeral.

Një stadium kombëtar pritet të mbushet me dashamirësit e tij.

Varrimi vjen pas një grindje mes familjes Mugabe dhe qeverisë për vendin e tij të fundit të pushimit.

Ish-Presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe do të varroset në monumentin National Heroes Acre, tha familja e tij.

Planet e mëparshme për të mbajtur funeralin të dielën janë anuluar.

Mugabe vdiq javën e kaluar në moshën 95-vjeçare ndërsa po merrte trajtime në Singapor.

Trupi i tij tani ndodhet në stadiumin e futbollit Rufaro në kryeqytet dhe më vonë do mbahet ceremonia e varrimit.

EMISIONET