Sormani gjen formulën, Partizani merr "frymë" në Gjirokastër

Sormani gjen formulën, Partizani merr "frymë" në

Partizani është rikthyer te fitorja në kampionat. Të kuqtë mposhtën 3-0 Luftëtarin në Gjirokastër, duke marrë maksimumin pas 6 humbjeve radhazi. Solomon zhbllokoi shifrat vetëm pas 3 minutash lojë, falë një gabimi të portierit vendas.

 Të njëjtin fat negativ kishte edhe në goditjen nga distanca të Rron Brojës, me mesfushorin që shënoi golin e parë me fanellën  e kampionëve. Në pjesën e dytë kishte kohë edhe për golin e Melos, që vulosi shifrat përfundimtare në 3-0. Kjo ishte dhe fitorja e parë e Sormanit në krye të të kuqve, që pas rikthimit. 

Pas kësaj fitoreje "Demat e kuq" lënë vendin e 6 dhe ngjiten në të tretin me 31 pikë. Ndërkaq, Luftëtari shpërdoron një tjetër mundësi për tu larguar nga zona e ftohtë, teksa qëndron në vendin e 9-të me 12 pikë.

EMISIONET