Partizani me suksesin ndaj Luftëtarit në transfertë la pas krahëve disfata e njëpasnjëshme si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë. Ditën e sotme trajneri i të kuqeve, Adolfo Sormani në vigjilje të takimit që do të ketë nesër përballë Flamurtarit ka theksuar se skuadra nuk ka humbur besim se mund të mbrojë titullin kampion këtë sezon.

Sa ju ka shërbyer fitorja ndaj Luftëtarit? “Problemi nuk është vetëm rezultati, ajo që vlen më shumë është që shoh lojën e skuadrës. Skuadra duhet të jetë drejt përmirësimit dhe paraqitjeve të mira”.

Mbrojtja ideale? “E kam shpjeguar edhe më parë, që nëse skuadra pëson gol, nuk është vetëm faji i mbrojtjes, por është ekuilibri i skuadrës. Pra është një punë ku skuadra duhet të funksionojë në mënyrë totale. Merita është e të gjithë skuadrës dhe kur shënojmë. Nëse skuadra po funksionon në total, mendoj që po kjo vlen dhe ne marrim më pak gola”.

Si mund të arrini te titulli? “Duke i marrë ndeshjet një e nga një sikur të jenë finale. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë te titulli. Unë mendoj që duhet të marrim maksimumin në çdo ndeshje pa bërë parashikime”.

Besëlidhja? “Në ndeshjen e parë kemi bërë një paraqitje zhgënjyese. Nga momenti që mora drejtimin e Partizanit, kjo ishte e vetmja ndeshje që ekipi nuk më ka bidur. Duhet ta përsëris që ne përqëndrohemi vetëm për ndeshjen e radhës”.

Grupi i Partizanit është pranë ideve tuaja? “Unë mendoj se nëse skuadra do arrijë të shfaqet ashtu siç e dëshiroj, mendoj që do jetë kompetitive në të dyja frontet”.

Ndaj Flamurtarit, ta mbyllni ndeshjen shpejtë? “Ne shpresojmë që të bëjmë të njëtën paraqitje, te jemi agresivë. Një skuadër që të arrijë rezultatin sa më shpejtë”.

Rikthimi i Malës dhe çështja Romero? “Për Malën është vendim që i përket klubit. Nëse ndryshon vendim klubi, do jemi të gjithë të kënaqur. Ndërsa për Romeron, situata është tërësisht e ndryshme. Ai nuk është pjesë e skuadrës, pasi forma e tij fizike nuk i përgjigjet as që unë kërkoj. Ai po ndjek një program individual, për të arritur në 100% e formës që unë dëshiroj”.

Kërçiku? “Është java e parë që ai ka zhvilluar përgatitjen e plotë, pas dëmtimit që pati në Turqi. Është një lojtar që sipas meje, arriti me disa probleme fizike dhe në këtë rast ai ka një program të veçantë për të kapur formën. Program që e ndjek gjatë gjithë këtyre ditëve. Unë shpresoj që ai të jetë nga java e ardhshme 100% gati”.

Formacion bazë? “Unë nuk ndryshoj mentalitetin e lojës, kushdo që do jetë në fushën e lojës duhet të japë kontributin e tij. Në skuadër nuk janë vetëm 11 lojtarë, por janë të gjithë ata që unë kam në dispozicion. Secili ka vendin e tij dhe në çdo moment ai duhet të japë 100% e tij dhe këtë pres unë. Jemi duke punuar me lojtarë e rinj që unë kam shumë besim”.

Partizani pozicionohet në vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit me 31 pikë, 7 më pak se Kukësi kryesues.

/Ora News.tv/