Sormani e nis në "sulm": Kam grupin më të mirë, fitojmë si grup

Sormani e nis në "sulm": Kam grupin më të mirë,

Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, në konferencë për shtyp, në përvojën e dytë në krye të kampioneve në fuqi të superligës, para ndeshjes me Skënderbeun, e para për vitin 2020 në Kategorinë Superiore foli mbi situatën tek të kuqtë dhe pritshmëritë për gjysmën e dytë të sezonit.

Gjendja e skuadrës: Në momentin që një skuadër ndryshon trajner, do të thotë se diçka nuk ka shkuar mirë. Kam punuar shumë me skuadrën gjatë gjithë këtyre ditëve sa i përket aspektit psikologjik. Grupi do të rritet edhe në aspektin fizik dhe do të jetë më i harmonizuar.

Kthimi te Partizani: Emocionet ekzistojnë dhe janë pjesë e punës sonë. Metoda e punës sime është që të fokusohem dhe të jem i kujdesshëm. Momentalisht, objektivi primar që kam është të jem i fokusuar te skuadra dhe tek ndeshja që na pret.

Nevoja për përforcime: Bisedoj për këtë çështje me drejtorin Rama dhe presidentin Demi. Duke qenë se jemi në kontakte të vazhdueshme, do mundohemi të përmirësojmë gjërat. Unë dua të punoj me skuadrën që kam, që për mendimin tim është më e mira. Kam detyrë të marr maksimumin. Ky është edhe objektivi im. Kush më ka njohur edhe nga eksperienca e parë këtu, e di që nuk flas për individë, por për skuadrën. Për të fituar duhet të jesh skuadër, ndryshe nuk fiton asgjë. Edhe skuadrat e mëdha nuk po ia dalin të fitojnë me vetëm një lojtar cilësor. E rëndësishme është që të kemi frymën si skuadër.

Pritshmëritë: Pres një skuadër që të kërkojë gjithmonë rezultatin, të jetë agresive, e përqendruar, një skuadër me lojtarë të fortë që e mbështesin njëri-tjetrin. Pas 90 minutave të mos kenë asnjë peng që nuk dhanë diçka në fushë.

Krahasimi mes dy periudhave: Kanë qenë dy skuadra të ndryshme, por kjo skuadër ka lojtarë më të fortë. Është një grup i mirë, por ka ende më shumë mundësi për t rritur. Për mendimin tim, Partizani ka lojtarët më të mirë. I respektoj skuadrat e tjera.

Mungesat para Skënderbeut: Nuk do përbejnë problem, pasi kemi lojtarë të tjerë që i zëvendësojnë. Skënderbeu? Kam respekt për të gjithë kundërshtarët, i quaj të gjithë të barabartë. Sigurisht ndër rivalët do të veçoja Kukësin, por edhe Tiranën, që po tregon një formë shumë mirë.

Moduli: Skemat e lojës janë ato që u japin siguri lojtarëve. Lojtarët duhet të japin maksimumin aty ku i vendos, nuk do të kem një skemë fikse. Do të jetë një skuadër agresive dhe që luan shpejt.

Çështja “Mala”: Mala është një çështje e klubit. Me klubin komunikoj çdo orë, por vendosin drejtuesit për të.

Trashi si mbrojtës i majtë: Ka dhënë mjaft mirë aty, nuk përbën problem të ndryshojë pozicion, po tregon formë shumë të mirë në atë pozicion dhe nuk ka pse të ndryshojë.

EMISIONET