A do të kthehet opozita në Këshillin Politik? Basha: Nuk varet nga ne, topi në derën e PS-së

A do të kthehet opozita në Këshillin Politik? Basha: Nuk varet

Edhe pse zyrtarisht nga opozita nuk ka një qëndrim të prerë për bojkotimin e Këshillit Politik, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka dha një përgjigje të prerë nëse do të kthehen në tryezë.

Basha bëri përgjegjëse PS për bllokim të reformës zgjedhore, duke deklaruar se opozita nuk mund të jetë fasadë.

Basha: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme është një nga angazhimet tona edhe me artistët. Do të bëjmë gjithçka për të garntuar një proces zgjedhor të ndershëm dhe për të shkuar një orë e më parë në kutitë e votimit. Kthimi në tryezë nuk varet nga ne, nuk mund të jemi fasadë e këtij procesi. Vullneti nuk shprehet me fjalë por me vepra. Kurrë më shumë se sot topi nuk ka qenë në derën e PS. Ata refuzuan propozimet tona. E kemi imperative zgjidhjen e krizës përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Përgjegjësia për mbarëvajtjen e reformës dhe përmbylljen brenda afateve të përcaktuara është e PS. Fasadë nuk mund të jemi.

Sa i takon hetimit ndërkombëtar për shembjen e Teatrit të cilin e ka kërkuar Presidenti dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Basha tha se e mbështet plotësisht, por shtoi se nuk e di sesa i mundur mund të jetë në të tilla kushte.

Basha: Hetimi dhe vënia para përgjegjësisë të autorëve që bënë këtë krim makabër është kusht i patjetërsueshëm dhe zotim i imi që do të bëhet realitet vetëm kur vendi të mos ketë një qeveri që kontrollon prokurorinë dhe drejtësinë. Për hetimin ndërkombëtar që ka kërkuar Presidenti nuk kam kundërshtim, nuk e di sa i mundur do të jetë në këto kushte, do të kishte besueshmëri. Por e sigurt është se me këtë qeveri ky krim as nuk mund të dënohet dhe faktorët nuk mund të dënohen se fajtorët janë vetë qeveria dhe kryeministri.

Nga ana tjetër Basha konfirmoi se do të jetë edhe në protestën e ditës së nesërme të AMT-së.

Basha: Opozita do të jenë në krah të çdo proteste, natyrisht do të jemi në krah edhe të protestës së nesërme.

Deklaratën Basha e bëri pas takimit 90 minuta që pati në selinë blu me Ambasadorë të vendeve të BE me të cilët tha se ndau shqetësimet për dy çështje, integrimin dhe gjendjen e vështirë ekonomike pas pandemisë.

Basha: Ndava shqetësimin se ky kryeministër dhe kjo qeveri jo vetëm nuk po e ndihmojnë por edhe po e pengojnë integrimin. Dhe së dyti katastrofa ekonomike. Shumica dërmuese e shqiptarëve janë në kushte varfërie ekstreme. 7 në 10 familje shqiptare e shohin veten në zgrip ekonomik. Në fund të majit nuk do të ketë më asnjë mbështetje. Biznesi është drejt falimentit. I bëra apel që të shohin mundësinë e rritjes së ndihmës ekonomike për vendin.

EMISIONET