Pipero: Karantinimi dhe distancimi social e vetmja zgjedhje por jo zgjidhje definitive për pandeminë

Pipero: Karantinimi dhe distancimi social e vetmja zgjedhje por jo zgjidhje

I ftuar në emisionin ''Tempora'' në ''RTV Ora'' nga gazetarja Sonila Meço, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha se karantinimi dhe masat e distancimit social ishin e vetmja zgjidhja por jo zgjidhje definitive për pandeminë.

Sipas tij, pandemia ende nuk ka përfunduar dhe virusi vazhdon të qarkullojë.

Pëllumb Pipero: ''Në fillim të kësaj pandemie, e gjithë bota ishte e papërgatirur. Virusi ishte i panjohur tërësisht. E kam thënë që kjo pandemi ishte dhe do të mbetet historike por na dha dhe një mësim historik. Dua të them që karantinimi apo masat e distancimit social, diku ekstreme, diku të ashpra siç ishin në vendin tonë, diku të marra në kohë, diku të marra me vonesë, ishin e vetmja zgjedhje por nuk ishin zgjidhje definitive për pandeminë. Situata që po kalojmë aktualisht nuk është e zakonshme, sepse pandemia nuk ka përfunduar dhe virusi vazhdon të qarkullojë.''


EMISIONET