Sonte në RTV Ora, Lulzim Basha në “Tempora”: Opozita përballë një përgjegjësie historike!

Sonte në RTV Ora, Lulzim Basha në “Tempora”: Opozita

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” drejtuar nga gazetarja Sonila Meço, në RTV Ora i ftuar do të jetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha do të komentojë vendimin e parlamentit hollandez për t’i sugjeruar Komisionit Europian pauzën emergjente në regjimin e vizave me Shqipërinë dhe situatën e paqartë para zgjedhjeve europiane që e gjejnë vendin në protesta, me opozitë jashtë parlamenti dhe një sistem 30 vjeçar që s’mban më.

Protesta e opozitës – Në fokus të diskutimit do të jetë dhe protesta e 13 prillit e opozitës, e cila nga qeveria u konsiderua si e dhunshme, ndërsa ministry i Brendshëm, Sandër Lleshaj dënoi dhe tha se do të çonte para përgjgjësisë të gjithë dhunuesit.

Ndërkohë opozita nga ana tjetër pretendon se policia kishte përgatitur skenarë për agravimin e situatës dhe akuzojnë qeverinë se makinës së djeguri i i shte vënë flaka nga persona të porositur.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni emisionin “Tempora” live në Facebook, Youtube dhe Livestream-in e Ora News. 

EMISIONET