Çupi: Bashkëpunim Rama-Basha për të goditur Xhafajn, 3 arsye pse

Çupi: Bashkëpunim Rama-Basha për të goditur Xhafajn, 3

Gazetari Frrok Çupi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, beson se ka një bashkëpunim midis kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha për të goditur ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Çupi: Ish-ministri i Brendshëm Tahiri, shumë i privilegjuar i kryeministrit, çfarë do të thotë se ka pasur besim të pakufishëm ndaj tij. Besimi i pakufishëm ndaj tij  e kompleton me informacion të pakufishëm dhe me guxim të pakufishëm për të vepruar mbi këtë informacion. Vijmë tek argumenti i dytë, tek karakteri. Ai ka një individualitet që regjistron çdo gjë. Mund t'ju them se ai ka një informacion të pakufishëm si për njërën palë ashtu edhe për palën tjetër. Pala tjetër është më e rrezikuar. Opozita.

Elementi tjetër është se pasardhësi i tij, Xhafaj është një krijesë jo e kryetarit të qeverisë. Është një krijesë amerikane. Duke goditur Xhafajn, askush nuk duhet marrë në mbrojtje. Duke goditur njeriun e sjellë nga dikush tjetër, godet mbi besimin që ka Perëndimi, Shtetet e Bashkuara. E dyta, duhet zhvleftësuar reforma në drejtësi ku zoti Xhafaj është investuar dhe e treta, për tendencën selektive është se vëllai i Xhafës ishte prej vitesh aty. Dihej çfarë ka bërë.


EMISIONET