Shkëmbimi i kufijve, Edita Tahiri: Thaçi promovon idenë serbo-ruse

Shkëmbimi i kufijve, Edita Tahiri: Thaçi promovon idenë

Ish-kryenegociatorja për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri tha në një lidhje për 360 Gradë, se idetë e Hashim Thaçit për shkëmbimit e territorit janë ide serbo-ruse.

Tahiri: Ky fare nuk është momenti për të shtyrë përpara procesin paqësor, përkundrazi ky është momenti për të prolonguar këtë proces derisa të ndryshojnë disa rrethana. Momentalisht kemi njërën anën që kemi zt.Thaçi president që promovon idetë serbo-ruse dhe në anën tjetër kemi spektrin institucional që është kundër. Ideja e pavarësisë nga ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës. 

 Askush nuk e kishte besuar që pas 30 vitesh, dikush mund të vinte me ide dhe të vinte në pikëpyetje shtetin e Kosovës, kufijtë e Kosovës që janë të njohur ndërkombëtarisht sepse Gjykata Ndërkombëtare për drejtësi ka njohur pavarësinë. 



EMISIONET