Gazetari Mentor Kikia i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se Presidenti i Republikës, Ilir Meta duhet të sqaronte publikun se pse nuk dekretoi Sandër Lleshin.

Kikia: Nëse do t'i referohemi aludimeve, sepse nuk kemi asgjë tjetër në dorë përveç një paralajmërimi të kryeministrit. Ajo që duhet të ndodhte është respekti nga Presidenti për publikun. Për çfarë arsye e refuzoi zt.Lleshi si ministër? Këtu nuk është vetëm një detyrim ligjor por edhe publik. Pse nuk e dekretoi? Nuk i pëlqeu emri apo se ka ca lidhje të fshehta jashtë Shqipërisë? Përse nuk është dhënë një shpjegim publik?

Zheji: Mos përbën kjo sekret shtetëror?

Gjokutaj:  Ka një referencë nga Presidenca. Mbi bazën e informacionit nga SHIU dhe SHISH-i. Nëse informacioni i dhënë është i klasifikuar ai nuk mund të bëhet publik nga Presidenti. Unë dyshoj që rasti është i klasifikuar.

Kikia: Po kërkojmë arsyen. Ajo që ka bërë Presidenti deri më tani nuk përbën arsye. Nuk është bahçja private e këtyre dy njerëzve. Ministri grek dha dorëheqjen dhe kryeministri tha kam dorëheqjen disa faqesh, por nuk e bëj publike. Presidenti italian refuzoi ministrin e Ekonomisë duke thënë se ky ministër është antievropian. Ne duam të dimë çfarë problemi ka Sandër Lleshi. Unë kam të drejtën të dyshoj se Ilir Meta nuk e dekreton thjesht për luftë politike me Edi Ramën.



/Ora News.tv/