Hila: Gent Cakaj është një bidon 'made in Kosova'

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit "Arena" Dritan Hila, i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se i qëndron statusit të hedhur në Facebook sipas të cilit kandidatura për ministër të Jashtëm është një "bidon made in Kosova".

Biseda: 

Zheji: Keni pasur një qëndrim shumë të hidhur sot për Genc Cakajn. Keni thënë jo çdo bindon "made in Kosova".

Hila: I qëndroj këtij. Deri në momentin që ky djali do të na paraqesë një punim shkencor përveç dëshmisë  së kryeministrit Rama që ka lexuar shumë libra, pa paraqitur një publikim shkencor, një libër për diplomacinë, për mua është thjesht një bidon. 



EMISIONET