Gjikondi: Koka e qelbit e gjithë kësaj situate, Kodi Zgjedhor

Gjikondi: Koka e qelbit e gjithë kësaj situate, Kodi Zgjedhor

Brizida Gjikondi, nga shoqëria civile e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se e gjithë problematika aktuale është Kodi Zgjedhor.

Gjikondi: Koka e qelbit e gjithë kësaj situate është kodi zgjedhor, që sjell këtë bipolaritet midis dy forcave politike që shtiren sikur duan rotacion, kod zgjedhor që gjeneron diktatorë të vegjël. Në rast se duhet të kemi zgjidhje radikale në Shqipëri, është reforma zgjedhore. 

Qëndrimi i Gjermanisë ka qenë i qartë për reformën zgjedhore për të çmitizuar listat e mbyllura të deputetëve. Unë mendoj që në këtë moment, është i thirrur në shesh të burrave Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili më 21 prill të 2008-s kur u bë ky ndryshim diktatorial i Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor ka bërë grevë urie që të mos ndodhte kjo që solli këto pasoja tani edhe pas 11 vjetësh. 


EMISIONET