Sonte luhet Juventus - Atletiko, a do t'ia dalë "Zonja e Vjetër"?

Juventus do të ketë një sfidë shumë të vështirë sonte në Torino, pasi presin në shtëpi Atletiko Madridin për ndeshjen e dytë të raundit të një të 16-tat në Ligën e Kampioneve. Dy golat e fundit nga Jose Gimenez dhe Diego Godin e zhytën anijen e Juves në stadiumin "Uanda Metropolitano" dy javë më parë. Ai rezultat bëri që Atletiko të jetë favorit për të shkuar më tutje.

Juventus i trembet qoftë shënimit të një goli nga Atletiko, për shkak se nëse ndodh kjo, "Zonja e Vjetër" do të duhet të shënojë plot 4 gola. Skuadra e Diago Simeones njihet për organizimin e mirë dhe një ekip me disiplinë të lartë. Ata kanë ndër mbrojtjet më të mira në Europë. Statistikat gjithashtu janë në anën e madrilenëve. Ata kanë pësuar vetëm 17 gola në sezonin e tyre në La Liga, që do të thotë se kanë pësuar mesatarisht 0.6 gola për ndeshje. Kjo e bën detyrën e Juventusit më të vështirë. Por juventinët kanë një bollëk të sulmuesve të klasit botëror në dispozicion të tyre.

Forma e Kristiano Ronaldos paraqitet disi shqetësuese, megjithatë në këtë ndeshje mund të ketë edhe surpriza nga ai. Juventus dhuroi 100 milionë euro për Ronaldon, por shërbimet e tij duken të vështira për këtë shumë kaq të madhe.

EMISIONET