Sondazhi i IPR-ORA, Çipa: Perceptimi publik ka ndryshime të vogla ndaj politikës

Sondazhi i IPR-ORA, Çipa: Perceptimi publik ka ndryshime të vogla

Aleksandër Çipa e konsideron absurde situatën politike në Shqipëri. Duke iu referuar dhe sondazheve të IPR Marketing në RTV Ora ai thekson  se perceptimi i publikut nuk ka ndryshuar kjo për shkak se nuk ka një konkurrueshmëri mes aktorëve politikë. Çipa beson te një marrëveshje politike, por nuk është dakord në krijimin e një qeverie të tranzicionit, pasi për të, eksperienca ka treguar se nuk funksionojnë.

Duke analizuar sondazhin e dyte të IPR marketing në RTV Ora  analisti Aleksandër Çipa,  thotë  se  të dhënat tregojnë se perceptimi publik ka ndryshime  te vogla ndaj politikes.

Sipas tij, krizat dhe situatat absurde,  nuk e rrisin konkurrueshmërinë mes aktoreve politik.

Çipa: Një situatë e cila ka brendinë e ngërçit politik, kur pala që është në qeverisje nuk po gjeneron qeverisje, ndërsa pala tjetër nuk gjeneron projektin që kontraston me projektin që implementon si program qeverisja. Këto dy raporte absurde nuk bëjnë gjë tjetër veçse e lëvizin në mënyrë të cunguar perceptimin publik. E vërteta është që në këtë vend për shkak të pakënaqësisë prej politikës ka dy rryma. Rryma e ikjes si preferencës për një alternativë matanë territorit të atdheut dhe rryma e dytë ka të bëjë me zhgënjimin që kanë njerëzit për shkak edhe të mosqarkullimit të elitave politike të vendit.

Çipa, beson në një marrëveshje politike  para zgjedhjeve vendore  të 30 qershorit,  duke theksuar se kjo situatë nuk i shërben as mazhorancës e as opozitës.

Çipa:  Të dyja palët do të jenë të vetëndëshkuara, pala që do të rezistojë për të mosnegociuar këtë situatë që kap absurdin dhe legjitimitetin e vet mund të ndëshkohet më shumë për shkak të futjes në një lojë që do të përballen  vetëm me veten. Ndërsa opozita do të ndëshkohet edhe më shumë, sepse koha në të cilën e zgjati këtë krizë u zgjat aq shumë sa nuk krijoi mundësinë që të lexohej se çfarë alternative përfaqëson ajo si konkurrim dhe ndryshim. Të dyja këto deri tani janë të munguara.

Duke komentuar kërkesën kryesore të opozitës Analisti Çipa,  thotë se një qeveri tranzitore nuk sjell asgjë, pasi sipas tij një version i tillë u konsumua ne vitin 2017.

EMISIONET