Solskjaer motivon Pogba: Projekti im tek United do të jetë rreth tij

Solskjaer motivon Pogba: Projekti im tek United do të jetë rreth tij

Paul Pogba është prioritet për Realin e Madridin dhe Juventusin, por drejtuesit e Manchester United po bëjnë çmos që ai të qëndrojë në "Old Trafford".

Mesfushori francez ka deklaruar kohët e fundit se është momenti i duhur për një sfidë të re në karrierën e tij, por trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm ta shohë që Pogban të largohet nga "djajtë e kuq".

“Paul është një futbollist fantastik, një njeri human dhe gjithnjë ka qenë shumë profesionist në fushë. Tifozët e Manchester Unitedit e kuptojnë futbollin. Ne e dimë se Paul është kritikuar nga disa prej tyre, por ai pëlqehet nga shumë më tepër tifozë”, tha norvegjezi.

Për ta bindur lojtarin të qëndrojë, ai i ka dhënë edhe shiritin e kapitenit.

“Personalisht kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të. E njoh prej vitesh, pasi ka qenë rezervë tek United para se të ikte te Juventus. Kur unë isha në Molde, unë thashë se nëse e ke Pogban në skuadër atëherë t'i duhet ta ndërtosh ekipin rreth tij. Të njëjtën gjë e mendoj edhe tani. Ai do të jetë në qendër të projektit dhe nuk e ndryshoj idenë time”, shtoi Solskjaer.

Pogba ka kontratë deri në vitin 2021 me United, por dëshira e tij është të ndryshoj ambient. Aktualisht ai është pjesë e United në fazën përgatitore që ekipi po zhvillon në Australi.  Ndërkohë agjenti i tij, Mino Raiola, kohët e fundit ka sugjeruar se është në kërkim të një klubi të ri për mesfushorin francez.


EMISIONET