"Edhe pse në karantinë, mos i plotësoni të gjitha tekat fëmijëve", këshillat e sociologut Gëzim Tushi

"Edhe pse në karantinë, mos i plotësoni të gjitha tekat

Sociologu Gëzim Tushi ka qenë në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Ora News, ku ka folur si ndikon izolimi tek fëmijët.

“Për mendimin tim 2 janë grupëmoshat që nuk e përjetojnë mirë izolimin, ku mund të përballen me pasoja individuale dhe sociale të veçanta. Fëmijët që nga ata parashkollorë deri tek ata adoleshentë dhe grupi i dytë janë të moshuarit.

Fëmijë dhe të rinjtë janë ata më të stresuarit që e ndjejnë shumë izolimin, sepse është në kundërsens me parametrat e zhvillimit të tyre psikologjik, mental dhe fizik. Tek fëmijët e vegjël parashkollorë e shohim se edhe pse prindërit përpiqen t’i plotësohen të gjitha nevojat,  ata prap nuk janë të kënaqur.

Kjo situatë kërkon një lloj prindërimi të ri, por jo të gjithë prindërit janë psikologë, sociologë apo pedagogë, që mund të gjejnë mënyra të reja gjatë izolimit. Megjithatë unë mendoj se ka disa gjëra të domosdoshme.

Prindërit duhet të jenë më të duruar me fëmijët e tyre, të përshtaten e t’i plotësojnë dëshirat apo tekat aq sa munden. 

Ajo që është më e rëndësishme është rregullimi i një regjimi kalendarik ditor për fëmijët. 

Nëse ne i lejmë fëmijët në mënyrë linearë dhe i plotësojmë çdo dëshirë, pa vendosur një rregull disiplinor brenda fashave orare të ditës, kjo nuk ndikon pozitivisht, ndikon në shthurrjen e strukturave të tyre emocionale dhe mentale”, shprehet sociologu.

EMISIONET