Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet nesër në orën 09:00 për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për presidentin Ilir Meta.

Në kërkesën drejtuar kryeparlamentarit Ruçi dhe që mban firmat e të gjithë deputetëve të grupit, socialistët kërkojnë të bëjnë një shtesë në objektin e Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e Presidentit dhe lidhet pikërisht me dekretimin e Marsida Xhaferllarit nga Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas socialistëve, dekretimi i Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Meta është në kundërshtim me ligjin.

"Kjo situate e krijuar cenon dhe ligjshmerine e vendimmarrjeve te Gjykates Kushtetuese, ku Znj. Xhaferllari do te jete pjese, pasi subjektet qe i drejtohen Gjykates Kushtetuese duhet te kene sigurine qe po gjykohen nga gjyqtare te caktuar sipas ligjit. Paligjshmeria e emerimit te Znj. Xhaferllari si gjyqtare kushtetuese krijon pasiguri tek subjektet dhe u jep shkas atyre te kerkojne pavlefshmerine e vendimeve ne rast se çmojne qe vendimet perkatese nuk kane realizuar rivendosjen e te drejtave te tyre pretenduara te cenuara. Padyshim, qe kjo eshte nje situate qe ve ne pikepyetje dhe integritetin e gjyqtarit kushtetues dhe vendimmarrjes kushtetuese si dhe cenon mirefunksionimin e vete Gjykates Kushtetuese.

E gjithe sa me siper eshte nje situate qe pengon zbatimin e Refonnes ne Drejtesi duke cenuar pavaresine e Gjykates Kushtetuese, nepermjet nderhyrjeve antikushtetuese ne procedurat e emerimit te gjyqtareve te kesaj Gjykate. Vleresojme se sa me siper perbejne shkelje shume te renda te Kushtetutes dhe ligjit te kryera nga Presidenti i Republikes, sipas nenit 90, pika 2 i Kushtetutes, te cilat duhet te shtohen ne objektin e punes dhe planin hetimor te Komisionit Hetimor qe po shqyrton kerkesen e 55 deputeteve per shkarkimin e Presidentit, pasi perbejne jo vetem shkelje te renda, por edhe te perseritura ne vijimesi nga Presidenti" thuhet në kërkesë.


Kërkesa e socialistëve për Komisionin Hetimor by Anonymous 9qPv0M on Scribd




/Ora News.tv/