Sllovenia del nga karantina, vendi i parë në Evropë që shpall fundin e pandemisë

Sllovenia del nga karantina, vendi i parë në Evropë që

Sllovenia ka arritur të fitojë luftën ndaj pandemisë duke shpallur heqjen e masave të kufizimit. Nisur edhe nga rastet e pakta dhe kurba në rënie në dy muajt e fundit, vendi ballkanik ka shpallur fundin e pandemisë së koronavirusit.

Sllovenia është vendi i parë në Europë që ka shpallur zyrtarisht fundin e pandemisë së koronavirusit. Lajmi është bëri i ditur nga qeveria sllovene e cila ka konfirmuar zbutjen e covid 19. Autoritetet regjistruan më pak se shtatë raste të reja në ditë, në dy javët e fundit.

"Sllovenia ka zbutur epideminë gjatë dy muajve të fundit. Sot Sllovenia ka situatën më të mirë epidemiologjike në Evropë," tha Kryeministri Janez Jansa, gjatë një seancë parlamentare.

Njerëzit të cilët arrijnë në Slloveni nga vendet e tjera të BE-së nuk do të duhet më të zbatojnë një karantinë të detyrueshme për të paktën shtatë ditë, siç ka ndodhur që nga fillimi i prillit, thuhet në njoftimin e qeverisë sllovene. Por, ata që hyjnë në Slloveni nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, me përjashtim të diplomatëve, duhet të karantinohen për 14 ditë.

Me një popullsi dy milionë banorë, Sllovenia deri më tani ka regjistruar 1.464 raste të të infektuarve dhe 103 viktima. Masat e epidemisë u shpallën më 12 mars.

EMISIONET