Gjiganti i gomave, Pirelli ka marrë një "shuplakë" të fortë nga skuderitë elitare të Formula 1.

Kjo pasi propozimi i kompanisë që furnizon me goma skuadrat që garojnë në F1 për të rimodueluar gomat është refuzuar në mënyrë unanime.

"Votimi rezultoi në një vendim unanim për të mbajtur gomat e vitit 2019 edhe për sezonin 2020 nga ekipet e Formula 1. FIA do të donte të falënderonte si Pirelli dhe të gjitha ekipet për punën dhe bashkëpunimin e tyre për të përmirësuar gomat për vitin 2020 dhe më gjerë. Në çdo rast, mësimet e nxjerra do të jenë të paçmueshme për përmirësimin e mëtejshëm të gomave në të ardhmen," thuhet në njoftimin e FIA.

Ekipet e Formula 1 patën rastin të provojnë modelin e ri në Austin dhe Abu Dhabi, por duket se përshtatja me ta ka qënë e vështirë.

/Ora News.tv/