Skuadra nuk i përgjigjet, Gattuso-s i soset durimi dhe mendon largimin

Skuadra nuk i përgjigjet, Gattuso-s i soset durimi dhe mendon largimin

Gennaro Gattuso kërcënoi të japë dorëheqjen pas humbjes së Milanit kundër Veronës.

Nuk është thjeshtë një ide tifozash por gazeta italiane “Mediaset” i ka kushtuar një artikull situatës aktuale në shtëpinë kuqezi.

Sipas gazetarit italian Guglielmo Mastroianni,  humbja 3-0 kundër Veronës ka zemëruar  trajnerin Gattuzo, me ish mesfushorin që i është drejtuar  drejtuesve të Milanit konkretisht drejtorit sportiv Marco Fassone për të dhënë dorëheqjen, vendim që nuk është aprovuar nga drejtuesit nga Milanelo.

Duhet të theksohet se Mastroianni është aktualisht burimi i vetëm që raporton se Gattuso donte të jepte dorëheqjen, edhe pse disa burime të tjera e konfirmojnë takimin mes trajnerit e drejtuesve, por nuk kanë mësuar për temat që janë diskutuar gjatë takimit.

EMISIONET