Skuadra amerikane nderon ish-futbollistin

Skuadra amerikane nderon ish-futbollistin

Legjendat janë krijuar për të qënë të pavdekshme dhe këtë e dinë shumë mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjë e tillë e ka praktikuar skuadra e futbollit, LA Galaxy, e cila i ka kushtuar një statujë një prej ikonave më të mëdha të futbollit Europian dhe jo vetëm, David Beckham.

Në ceremoni nuk kishte si të mungonte, arsyeja e këtij eventi, David Beckham, i cili në fjalën e tij u shpreh se te LA Galaxy dha më shumë se ajo që kishte mundësi.

“Angazhimi im për këtë klub, në këtë ligë, në këtë vend, ishte gjithmonë shumë më tepër sesa thjesht në fushë. Doja ta zhvilloja këtë ligë. Dua të luaj një rol të vogël në rritjen e kësaj lige, duke sjellë lojtarë dhe duke sjellë klube dhe duke e bërë këtë ligë më të suksesshme dhe më të mëdha se sa ishte tashmë “.-tha Beckham gjatë prezantimit të statujës gjigande.

Julie dhe Omri Amrany, krijuesit e statujës, kanë bërë statuja të ngjashme ikonike për yjet e sporteve amerikane në të kaluarën, duke krijuar ngjashmëri me yjet e NBA Michael Jordan në Çikago dhe Kareem Abdul-Jabbar në Los Anxhelos, së bashku me një nga legjendat e NHL Gordie Hoëe në Detroit.

Statuja e ish-mesfushorit është vendosur pranë hyrjes kryesore të Parkut Sportiv të Shëndetit Digjital të Galaxy, me shumë ikona të klubit dhe ligës që morën pjesë në ceremoninë e zbulimit.


EMISIONET