Gjykata e Beratit la në burg pa afat 37 vjeçarin që pak ditë më parë masakroi me thikë fqinjin e tij të moshuar.  Në gjykatë, Hamza Çela ka shfaqur pendesë, ndërsa avokati tha se ai ka probleme të shëndetit mendor.

Ky është 37-vjeçari Hamza Çela, autori i vrasjes makrabre të 77-vjeçarit Ramazan Çela, ngjarje e shënuar mbrëmjen e së hënës në Jaupas të Skraparit.

Gjykata e Beratit caktoi ndaj tij sot masën e sigurisë "arrest me burg" për krimin e rëndë për të cilin i riu ka shfaqur pendesë.

Mbrojtja nga ana tjetër ka kërkuar shtrim të detyryar në spital me pretendime për probleme të shëndetit mendor, por gjykata ka vendosur ta mbyllë në qeli.

"Shtetasi Hamza Çela siç ka deklaruar dhe vëllai i tij vuan nga çrregullime mendore. Ndihet i penduar, pretendoi të ishte ofenduar nga viktima."

Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë zgjati për rreth 1 orë dhe u mbajt nën masa të rrepta sigurie.

Prokurori Tasim Puçi ka paraqitur aty provat dhe faktet për vrasjen makrabe që sipas pretendimeve të autorit kishte si shkak një ofendim.

77-vjeçari u gjet i masakruar nga të afërmit e tij, me fyt të prerë e zemër të nxjerrë nga kraharori, ndërsa autori shëtiti nëpër fshat me thikë në dorë në tentativë për tu arratisur deri sa u vu në pranga nga policia.

/Ora News.tv/