Skënderbeu super, Daja: Jemi në rrugën e duhur, mendja tek Kukësi

Skënderbeu super, Daja: Jemi në rrugën e duhur, mendja tek

Përveç Tiranës që kryeson në Kategorinë Superiore, Skënderbeu i Ilir Dajës është ekipi i tjetër i cili po funksionon mjaft mirë dhe me disa rezultate pozitive radhazi është ngjitur ndjeshëm në renditje. Trajneri i korçareve, Ilir Daja vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, duke is shpallur "luftë" edhe Kukësit

Skuadra luan mirë dhe merr rezultate…

Na vjen mirë që në ndeshjen e dytë, me një performancë pozitive, Jashanica gjeti golin, pasi kjo do ta rritë moralisht. Na vjen mirë edhe për Mensah, pasi është një djalë i ri me të ardhme, ndaj shpresojmë se është zhbllokuar në këtë ndeshje. Sot ishte goxha meritë e tij te goli, pavarësisht se meritë pati dhe Dita te pasimi i saktë.

Javën e ardhshme vjen përballja me Kukësin…

Ndaj Kukësit, gjithë grupin e kemi në dispozicion. Përfitoj t’i bëj thirrje të gjithë tifozëve korçarë që të na mbështesin. Do jetë motivim plus për të gjithë ekipin. Hap mbas hapit do të shikojmë se çfarë do të sjellë fundi i kampionatit

EMISIONET