Skënderbeu nuk ndalet në merkato, firmos kapiteni i Maqedonisë së Veriut

Skënderbeu nuk ndalet në merkato, firmos kapiteni i Maqedonisë

Strategjia është e qartë.

Skënderbeu i sezonit të ri do të mbështetet te lojtarët me moshë të re. Këtë gjë e konfirmon edhe blerja e 18 vjeçarit, Agon Elezi. Talenti i ardhur nga skuadra U-19 e Caen ka firmosur për tre vitet e ardhshme me bardhekuqtë.

Mesfushori i qendrës u bashkua sot me grupin nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik. 18 vjeçari dhe është pjesë e përfaqësueses U-19 dhe U-21 të Maqedonisë së Veriut. Vlen të theksohet se Elezi mban shiritin e kapitenit tek kombëtarja U-19 e shtetit fqinj.

Merkato e futbollistë është mbyllur prej disa ditësh, por fakti që Elezi nuk kishte një kontratë me Caen dhe transferohet në Kategorinë Superiore si lojtar i lirë.

EMISIONET