Skënderbeu nis përgatitjet për ndeshjen e Kupës, mungon Radas

Ekipi i Skënderbeut vijon përgatitjet në prag të javës së katërt të Kategorisë Superiore. Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik ekipi vijon përgatitjet me dy seanca në ditë. Veç takimin të javës së 4-rt ndaj Flamurtarit ekipi është përqëndruar dhe për takimin e parë të kupës ndaj Veleçikut, takim i cili do të zhvillohet mesjavën e ardhshme.

Grupi është i plotë me përjashtim të kapitenit Marko Radas i cili pritet të bashkohet me klubin ditën e nesërme. Ndërkohë me grupin u stërvit dhe sulmuesi Ardit Hoxhaj i cili vjen pas një dëmtimi.

Jashtë këtyre përgatitjeve janë 4 futbollistët e grumbulluar me kombëtaren, Fidan Aliti pjesë e Kosovës, Jorgo Pëllumbi dhe Zenel Gavazaj me kombëtaren kuqezi të u-19 dhe Beneyam Demte i grumbulluar me Etiopinë.

Kliko këtu për të parë FOTOGALERINË



EMISIONET