Skënderbeu largon mbrojtësin, krizë në prapavijë

Skënderbeu largon mbrojtësin, krizë në prapavijë

Skënderbeu gjendet në një peiudhë shumë të vështirë, me ekipin e copëtuar. Sikur të mos mjaftonin problemet me ekipin korçar ata janë të detyruar të largojnë nga ekipi dhe njërin prej mbrojtësve.

Kaba Sambou nuk do të jetë pjesë e ekipit bardhekuq për sezonin e ri edhe pse i ka mbetur edhe një vit në kontratë. Mësohet se lojtari do të qendrojë jashtë ekipit për shkak të problemeve që familja e tij ka me drejtësinë në gambia. Policia po heton çështjen dhe dyshohet se dhe vetë lojtari është i përfshirë.

Nuk dihet ende se për çfarë akuzohen por korçarët kanë ndërprerë marrëdhëniet me afrikanin. Largimi i tij e ka lënë Skënderbeun në një situatë të vështirë pasi opsionet për ta zëvendësuar janë të pakta pas largimeve të disa lojtarëve kryesorë me tipare defensive. Kjo mungesë e ka lënë mbrojtjen hallkën më të dobët të korçarëve dhe vetëm me 1 javë të mbetur nga fillimi i kampionatit ata duhet të përforcojnë ekipin.

EMISIONET