Skënderbeu godet në merkato, firmos mesfushori i Seria C

Skënderbeu godet në merkato, firmos mesfushori i Seria C

Mesfusha ishte reparti që kishte nevojë më tepër afrime dhe Skënderbeu ka nënshkruar me një tjetër rol për të pasuruar organikën e trajnerit Orges Shehi.

Bardhekuqtë kanë prezantuar mesfushorin Idriz Toskiç, i cili vjen nga Serie C në Itali. 23-vjeçari së bashku me presidentin Ardjan Takaj firmsoi një kontratë që e lidh për 1 vit e gjysëm me kampionët e vendit.

Toskiç mbërriti të martën në Korçë, por nuk ka humbur kohë duke filluar menjëherë përgatitjet me ekipin për ndeshjen me Partizanit, në kuadër të javës së 19-të.

Malazezi në dy sezonet e fundit është aktivizuar në Serie C me skuadrën e Bisceglie. Në këtë fushatë Toskiç ka grumbulluar 9 ndeshje, por vetëm gjashtë si titullar, ndërsa nuk është ndëshkuar me kartonë.  

Në të kaluarën e afërt, Toskiç ka qenë pjesë edhe e ekipit të Chievo që militon në elitën e futbollit italian, por nuk mundi të grumbullonte asnjë ndeshje. Pas afrimit të Asanit dhe Taipit, malazezi është përforcimi i 3-të në merkaton e janarit për bardhekuqtë, që luftojnë për tre vendet e para.

Pas nënshkrimit të tij, Shehi i ka zgjidhur problemet e mesfushës, megjithatë trajnerin durrsak e penalizon fakti që lojtari është i huaj dhe në fushë nuk lejohet të aktivizohen njëkohësisht më shumë se katër lojtarë me shtetësi të huaj.

EMISIONET