Skënderbeu do objektivat, Muzaka i tregon "dhëmbët" Kastriotit

Skënderbeu do objektivat, Muzaka i tregon "dhëmbët"

Mesfushori i Skënderbeut, Gjergji Muzaka shprehet optimist për takimin e së dielës kundër Kastriotit. Në konferencën për shtyp në prag të duelit ndaj krutanëve, Muzaka komentoi situatën aktuale të ekipit korçarteksa shtoi se pavarësisht rezultateve negative motivimi është i madh.

"Për situatën që ne ndodhemi është ndeshje shumë  e rëndësishme. Mbase duhet të ketë edhe një vlerësim edhe më të madh se ata skuadra që ne  i quajmë rivale. Pasi ndaj skuadrave rivale ai vlerësimi, ai motivimi vjen në vetëvetiu, kurse ndaj Kastriotit duhet ta gjesh vetë dhe duhet të jetë akoma më i madh. Jemi në një moment që nuk duhet të qajmë se çfarë ka kaluar sepse fundi është afër dhe kemi objektiva për të arritur. Sigurisht që jemi gati, pavarësisht rezultateve që kemi marrë në ndeshjet e fundit. Kemi treguar cilësi, dëshirë. Kemi cilësi brenda ekipit. Kastrioti është një ekip agresiv dhe do të kërkojë pikët në fushën tonë, por ne do ia kthejmë në të njëjtën monedhë. Trajneri ka pasur të drejtë. Futbollistët e vjetër duhet të tërheqin skuadrën drejt objektivave. Rezultatet na kanë ulur pak moralin, por duhet të shikojmë përpara. Kemi objektiva për të arritur si nga kampionati ashtu edhe përmes Kupës. Sezoni është i gjatë dhe mund të arrijmë qëllimin final.
"-tha Muzaka.

Aktualisht Skënderbeu pozicionohet në vendin e 6-të me 40 pikë, ndërkohë që Kastrioti mban vendin e 9-të me dhjetë pikë më pak.

EMISIONET