Denoncimi i Taulant Mukës/ Skandali me plagjaturat përfshin Mimi Kodhelin

Një tjetër rast plagjiature është publikuar në rrjetet sociale. Këtë herë bëhet fjalë për ish-Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila akuzohet se ka kopjuar pjesë të tëra për tezën e saj Doktorale.

Denoncimi ka ardhur Vladimir Kola i Universitetit Sapienza, sipas të cilit në tezën me titull “Regjimi i shënjestrimit të inflacionit: një propozim për Shqipërinë”, e vitit 2015 gjenden paragrafë të tërë të kopjuar nga disa artikuj të huaj.

 "Zonja Mimi Kodheli kopjimin më të madh e ka bërë prej artikullit “Nga targetimi monetar në targetimin e inflacionit, mësime nga vende të industrializuara" me autor Frederic S. Mishkin, i vitit 2000, prej të cilit ka kopjuar dy faqe e gjysmë te Tezës së saj (faqet 21, 22, 23 dhe 24), të cilat korrispondojnë me faqet 11,12 dhe 13 të artikullit në anglisht,"-shkruan Kola.

"Paragrafë të tjerë ka kopjuar nga artikulli 'A duhet targetimi i inflacionit të braktiset në këmbim të targetimit të të ardhurave nominale?', nga autorët Stan du Plessis dhe Malan Rietveld, i vitit 2013" denoncon Vladimir Kola.

 Sipas tij, Kodheli ka kopjuar prej këtyre autorëve faqe të tëra duken i paraqitur sikur ti kishte shkruar vetë ajo.

Ky rast i zbuluar vjen pas denoncimit që Lëvizja për Universitetin bëri ndaj Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila u akuzua se për tezën e saj kishte kopjuar nga studiuesi i Republikës së Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi.

Fenomeni i plagjiaturës u denoncua fillimisht nga ish-zëvendësministri i Arsimit të Lartë, Taulant Muka.

Në rastet e goditura, Muka akuzoi ish-kolegun e tij Ervin Demo për Doktoraturë të kopjuar, i cili më pas dha edhe dorëheqjen.



EMISIONET