Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paraljmëruar publikimin e të tjera skandaleve  që implikojnë mazhorancën socialiste.

Në mbledhjen e grupit,  Basha ka kërkuar nga deputetët demokratë të mobilizohen për zgjedhjet pasi dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e afërt nga sa pritet.

"Vendi është në kolaps total. PD do të vazhdojë betejën për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Ne do të pregatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do t'i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë seç e mendojmë. Skandale të tjera do të dalin" mësohet të ketë thënë Basha.

Basha është shprehur se minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi i PD-së me parlamentin do të vajojë të mbetet i njëjtë.

"Është sugjeruar nga grupi hetimor arrestimi i Vangjush Dakos, por nuk është bërë nga Prokuroria" ka deklaruar Basha.

Ndërsa Berisha ka deklaruar në mbledhjen e grupit se "Vangjush Dako mori pjesë në mbledhjen e grupit të PS për të marrë mbështetje nga Rama".

/Ora News.tv/