Skandal te PSG, skuadra franceze rrezikon dënim të majmë

Skandal te PSG, skuadra franceze rrezikon dënim të majmë

"Asnjë futbollist me ngjyrë në ekip!"

Ky duket se është rregulli i vendosur te kampionët në fuqi të Francës, Paris Saint Germain. Skandali është zbuluar nga faqja në internet "Mediapart" në bashkëpunim me programin televiziv francez "Envoye Special".

Sipas tyre, drejtuesit e skuadrës parizienë kanë urdhëruar skautët e tyre që të mos përzgjedhin asnjë futbollist me prejardhje afrikane prej vitit 2013 e deri më sot, duke bërë një diskriminim racor sipas tyre. "Mediapart" tha se dokumenti nuk është kontestuar nga PSG, i cili është kontaktuar përpara botimit.

Vendimi mund t'i kushtojë shumë klubit francez, pasi sipas ligjit francez ndalohet mbledhja e të dhënave personale që zbulojnë origjinën racore ose etnike të individëve.

EMISIONET