Një tjetër skandal pedofilie ka tronditur Vatikanin.

Një raport prej 2300 faqesh ku dokumentohen 64 raste abuzimi pedofilie nga kleri katolik në Kili iu është dorëzuar Papa Franceskut. Raporti është hartuar nga kryetari i kongregacionit të doktrinës fetare në Selinë e Shenjtë, arqipeshkopi maltez Charles J, Scicluna .

Dëshmitë e kësaj dosje kanë zbardhur abuzimet seksuale të kryera ndaj mjaft fëmijëve nga prifti e guida e tyre shpirtërore, kiliani Fernando Karadima e që janë mbajtur fshehur nga peshkopi Juan Barris Madrid.

Me një letër të shpërndarë nga zyra e shtypit të Vatikanit, Ati i Shenjtë informon se ka thirrur me urgjencë në Romë peshkopët kilianë për të dialoguar mbi vendimet që duhen marrë me vlerësimet e rastit ndaj informacionve të shtrembëruara që kanë mbëritur deri më sot nga kisha kiliane.

"Dëshmitë e mbledhur në Kili mbi rastet e pedofilisë nga kleri vendas dëshmojnë mjaft jetë të pafajshme të kryqëzuara e kjo më shkakton dhimbje e turp,"-shkruan Ati i Shenjtë.

"Pranoj se kam bërë gabime serioze të vlerësimit dhe të perceptimit të situatës për shkak të mungesës së një informacioni të vërtetë e të balancuar,"- shprehet Papa Francesku.

Papa Francesku ka thirrur në Selinë e Shenjtë dhe familjarët e viktimave të pedofilisë në Kili të cilëve i kërkon publikisht falje e që dëshëron ti kërkojë falje edhe personalisht gjatë takimet me ta në Vatikan.

Kryetari i kongregacionit të doktrinës fetare në Selinë e Shenjtë , arqipeshkopi maltez Charles J, Scicluna me kërkesë të Papës ka udhëtuar në Kili e ka punuar për zbardhjen e plotë të akuzave e zërave mbi rastet e pedofilisë nga kleri vendas.

Raporti prej 2300 faqesh  i hartuar nga ai është dëshmia e këtij skandali të ri pedofilie që ka turpëruar përsëri Vatikanin.

/Ora News.tv/