Skamje dhe koronavirus, familja e Dine Hasës në Sukth të Durrësit, në varfëri totale

Skamje dhe koronavirus, familja e Dine Hasës në Sukth të

Pothuajse një muaj pas përhapjes së Covid-19 në Shqipëri, vendi është paralizuar duke ngadalësuar ritmin e jetesës dhe të shumë aktiviteteve të tjera.

Skamja është ulur këmbëkryq në njërën prej familjeve pranë lagjes nr. 5 në Vadardhë të Sukthit.

Kryefamiljari Dine Hasa ndodhet në situatën më të vështirë pasi i duhet të sigurojë ushqim jo vetëm për 5 anëtarët e familjes së tij, por i duhet të përballojë edhe qiranë e banesës.

Ai ka zbritur në Sukth pasi i është shembur shtëpia në fshatin Luzni të Dibrës dhe pas kaq kohesh ai përballet më një situate të rëndë ekonomike.

Ka 3 muaj për të paguar qira banese ndërkohë ka 4 fëmijë për të ushqyer.

Ne frigoriferin e tije ka nje shishe me uje dhe ne bufe mbeturina qepesh.

"Punoj në punë të zezë dhe nuk jam i siguruar. Prej një muaji më duket të përballoj situatën e rëndë ku ndodhemi. Kam marrë para borxh, sepse prej 3 ditësh ndodhemi pa asnjë ushqim në shtëpi. Qiranë e shtëpisë kam tre muaj që nuk e paguaj dot dhe mund të më nxjerrin nga shtëpia. Kam 4 fëmijë dhe bashkëshorten. Fëmija më i madh është vajza 9 vjeçe ndërsa më i vogli është fjali 6 muajsh. I jam drejtuar Z. Rrapo Osmani, kryetarit të njësisë në Sukth dhe më tha: Gjithë ky djalë kërkon ndihmë, turp nuk të vjen?" 

Ndërkohë puna është bllokuar dhe ai s’ka ku të punojë. Fëmijët duan buke, që atij i mungon.

Duket përveç situatës së vështirë ekonomike për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirus, familjes Hasa i duhet të përballen edhe me vështirësitë e banesës ku jetojnë me qira.

Pa buke, me fëmijë të vegjël, njeri prej të cilëve ne djep, atij i duhet te dalë në rruge.


 

EMISIONET