Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të padisë në SPAK ministren e Drejtësisë si të përfshirë në kapjen e Gjykatës Kushtetutës. Në daljen e radhës, Meta pasi vuri në dispozicion të gazetarëve provat që do I dorëzojë në SPAK paralajmëroi dhe një herë se nëse preket Gjykata Kushtetuese atëherë legjitimitetin do e marrë populli.

"Më 2 mars do të jenë me presidentin e jo Ilir Metën për ti treguar këtij grupi kriminal dhe kësaj celule mafioze edhe në Ministrinë e Drejtësisë që ka bërë lajme të papara duke çuar nëpër burgje shumë zyrtarë që kanë bërë falsifikim të dorës së dytë apo të tretë e bëjnë lajme të papara kur sekuestrojnë ndonjë makinë apo bëjnë sikur vrapojnë për të ndjekur paratë ndërkohë që në mënyrë skandaloze ministria që duhet të jetë shembull i garantimit dhe mos lejimit të qeverisë për të shkelur ligjin sepse ka drejtorinë e kodifikimit për të parë përputhshmërinë me Kushtetutën.

Meta gjithashtu i kujtoi Ramës se ka republike pa kryeministër por jo pa president.

"Jam i bindur që dekretet e mia i respekton populli shqiptar. Ka republikë pa kryeministër, por nuk ka në botë republikë pa president. Mbi presidentin është vetëm Gjykata Kushtetuese dhe Kushtetuta, dhe mbi Kushtetutën është populli. Të mos e ngacmojnë Gjykatën Kushtetuese dhe Kushtetutën, se i kam lajmëruar prej 3 vitesh, pasi pastaj legjitimitetin e merr populli." 


 

/Ora News.tv/