S'ka kuorum për reformën zgjedhore, Gjiknuri: Opozita ende pa propozim

Komisioni për reformën zgjedhore i parashikuar për sot ka dështuar, pasi nuk kishte kuorum. Damian Gjiknuri i cili drejton këtë komision tha se shkak është bërë edhe mungesa e bashkëkryetares, Rudina Hajdari e cila nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjiknuri u shpreh se opozita parlamentare ende nuk ka paraqitur një propozim.

Damian Gjiknuri: Sot nuk u bë kuroumi i mbledhjes sepse disa nga anëtarët nuk erdhën. Ndërkohë që bashkëkryetarja e komisionit nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo ishte e vetmja arsye. Sot do të diskutonim një paketë tjetër që kishte të bënte me çështjet ankimit, procedurat e votimit, ku reflektoheshin një pjesë e rekomandimeve të ODIHR. Puna vazhdon dhe shumë shpejt do të kemi njoftim për mbledhjen e radhës. Ne duam që këtë mbledhje ta zhvillojmë përpara se të mbyllet sesioni i këtij kuvendi. 

I pyetur nëse mungesa e këtij kuroumi tregon nisjen e një ngërçi, Gjiknuri tha:

Damian Gjiknuri: Shpresoj mos jetë ngërç apo bojkot sepse të gjitha partitë janë angazhuar për reformën zgjedhore, aq më tepër që janë ata që kanë kërkuar edhe që në një nga pikat që duhet të trajtohet është çështja e sistemit zgjedhor. Ne mirëpresim partitë e opozitës parlamentare të vijnë me një propozim  për sistemin zgjedhor që gjë tani kjo nuk ka ndodhur. Ne jemi të hapur për të vazhduar komunikimin njëkohësisht komisioni ka një mandat, ka një afat dhe duhet të vazhdojë punën. Shumë shpejt do të kemi njoftimin për mbledhjen e radhës. Ndjesë, por nganjëherë më mirë për ju se nuk pritet gjatë.

EMISIONET