S`ka asnjë rast me koronavirus, Mali i Zi ndalon fluturimet, transportin hekurudhor dhe autobusët

S`ka asnjë rast me koronavirus, Mali i Zi ndalon fluturimet, transportin

Mali i Zi ka ndaluar përkohësisht fluturimet ajrore, transportin hekurudhor dhe atyre me autobusë, si masë kundër përhapjes së koronavirusit. Ish-republika Jugosllave ka kryer teste te dhjetëra njerëz, por deri tani nuk ka raportuar asnjë rast me koronavirus.

Me më shumë se 390 persona që ndodhen në karatinë pasi u kthen nga jashtë, qeveria malazeze është shprehur: “I gjihtë transporti ndërkombëtar ajror, hekurudhor dhe rrugor është pezulluar. Ne do të lehtësojmë kthimin e qytetarëve tane në vend”.

Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore të Malit të Zi ndaluan tubimet publike, mbyllën shkollat dhe restorantet dhe disa vendkalime kufitare me Serbinë, Bosnjën, Kroacinë Kosovë dhe Shqipëri. Vendi, i cili fiton pjesën më të madhe të të ardhurave nga turizmi, gjithashtu javën e kaluar mbylli portet dhe marinat e tij për të gjitha anijet dhe jahtet në hyrje.

EMISIONET