Sjellja e gabuar e tifozerive, Roma dhe Besiktas rrëzikojnë dënime drastike
Episodet e ndodhura gjatë takimit Roma-Shakhtar Donetsk dhe Besiktas-Bayern Munich nuk kanë kaluar pa u vënë re nga qeveria më e lartë e futbollit, UEFA.
Sipas faqes zyrtare të UEFA , kjo e fundit ka hapur proçedura kundër klubeve të Romës dhe Besiktas, pasi tifozeritë e këtyre dy skuadrave kanë bërë një sjellje të pahijshme në ndeshjen e lartpërmendura.
Konkretisht, klubi verdhekuq akuzohet nga UEFA pasi tifozët vendosën fishekzjarre, ndërsa Besiktas mund të sanksionohet pas hyrjes në fushën e lojës së një mace gjatë kohës kur po luhej ndeshja.
Ndërkohë, dënimit nuk pritet t'i shpëtoj dhe sulmuesi i Shakhtar, Facundo Ferreira që shtyu një nga mbledhësit e topave drejt reklamave kufizuese të fushës.
Vendimet do të merren më 31 maj.