Merkato tek skuadra e Napolit pritet të jetë e nxehtë.

Njëri prej lojtarëve më të kërkuar tek napoletanët është padyshim mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka ngjallur interesin e skuadrave më të mëdha të kontinentit, me Chelsea që udhëheq garën.

Sipas "Tuttomercatoweb" londinezët i kanë dërguar ofertë zyrtare homologëve italian, por Napoli thuhet se nuk dëshiron të dëgjojë ofertat nën 40 milionë paund, shifër që nuk do të ishte problem për arkat e skuadrës së Premier League.

Hysaj, i cili u bashkua me Napoli nga Empoli në 2015, ka zhvilluar 37 ndeshje me ndërkombëtaren shqiptare  ndërsa tek napoletanët është një titullar fiks.

Interes për Hysaj thuhet se ka shfaqur dhe Paris Saint-Germain, që pritet të heq dorë nga mbrojtësi francez, Layvin Kurzawa.

/Ora News.tv/